LAJMI I FUNDIT:

Samsung përgatit syze të mençura, për të rivalizuar me Google Glass

Samsung përgatit syze të mençura, për të rivalizuar me Google Glass

Një regjistrim i ri i patentës në Agjencinë e Patentave dhe të Drejtave Intelektuale në Korenë e Jugut tregon se Samsung është duke punuar në një pajisje të re, për të cilën besohet se do të jetë një përgjigje e mundshme për syzet e mençura të Google Glass.

Sipas burimeve të para të informacionit thuhet se pajisja e re e Samsung e lidhur me internet, mundëson dëgjimin e muzikës dhe pranimin e thirrjeve telefonike përmes dëgjueseve në veshë, të cilat janë të integruara në kornizën e syzeve.

Megjithatë, nga vizatimet e Samsung ende nuk dihet nëse syzet e reja të kompanisë do të jenë të pajisura me kontrollin e prekje dhe kamerën e ngjashme me Google Glass, apo nëse syzet e Samsung do të lidhet direkt me internetin në mobil apo të lidhet direkt me telefonin e mençur.

Në anën tjetër, Google është duke e testuar një version të hershëm të Google Glass me 10,000 njerëz në SHBA, për t’i dhënë publikut një vështrim të parë mbi syzet e lidhura me internet.


Version i hershëm i Google Glass mund të bëjë fotografi, të incizojë video, të navigojë nëpër harta dhe punon pa telefon të mençur. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

DeepSeeku kinez në radarin e sigurisë kombëtare të SHBA-së

DeepSeeku kinez në radarin e sigurisë kombëtare të SHBA-së

Teknologji
Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Teknologji
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori