LAJMI I FUNDIT:

Apple prezanton iPad Air

Apple prezanton iPad Air

Apple e ka bërë prezantimin zyrtar të tabletit të saj të ri Apple iPad Air, i cili sjell dizajn dhe më të hollë me karakteristika të reja krahasuar me versionin paraprak të iPad.

Apple iPad Air sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 9.7 inç në Retina Display, si dhe dizajn më të hollë i cili është 43 për qind më i hollë se sa versioni i kaluar i iPad, ndërsa modeli i ri është edhe më i lehtë, dhe me vete sjell procesorin e ri të Apple A7, 64-bit të cilin kompania për të parën herë e ka prezantuar në iPhone 5S.

iPad Air në ngjyrë të argjendtë dhe të hirtë, të cilat janë të ngjashme me iPhone 5S, edhe pse nuk ka version të artë të iPad, sikurse me iPhone.

Modeli më i ri i tabletit të Apple, iPad Air vjen edhe me kamerën e përparme HD FaceTime, dhe kamerën e pasme iSight me 5 mega-piksel, e cila mundëson incizimin e videove në full HD në 1080p.


Debutimi i iPad Air në SHBA dhe Evropë, do të bëhet nga data 1 nëntor dhe i njëjti do të shitet për 499 dollarë. / Telegrafi /