LAJMI I FUNDIT:

Apple prezanton linjën e re të MacBook me ekranin Retina

Apple prezanton linjën e re të MacBook me ekranin Retina

Apple sot ka prezantuar linjën e re të laptopëve MacBook Pro me ekranin Retina, të cilët kompania i ka quajtur linjën më të mirë të laptopëve MacBook deri më tani.

Laptopët e rinj MacBook Pro vijnë me procesorët e rinj, të cilët sjellin më shumë shpejtësi, grafika më të mira dhe bateri më të mirë, me më shumë jetëgjatësi.

“Ne kemi punuar shumë për modelet e reja të laptopëve Mac” ka thënë Tim Cook, drejtori i Apple.


Macbook Pro sjell ekranin me diagonalen prej 13-inç në teknologjinë Retina, dhe i njëjti do të fillojë të shitet që nga sot, për një çmim prej 1,299 dollarëve.

Për më shumë, ky model sjell procesorin e fuqishëm të Intel Haswell me grafikat Iris dhe deri në 9 orë jetëgjatësi të baterisë, bashkë me 2.4 GHx Core i5, 4GB RAM dhe 128GB SSD.

Në anën tjetër, modeli tjetër i MacBook me ekranin prej 15-inç ka bateri e cila zgjat deri në 8 orë pune , si dhe mbështetet nga Intel Crystalwell.

Çmimi i këtij modeli është 1,999, dhe për këtë kosto Apple u jep përdoruesve edhe procesorin quad-core 2.4GHz Core i7 dhe 8GB RAM. / Telegrafi /