LAJMI I FUNDIT:

Edhe iPad Mini do të jetë i artë

Edhe iPad Mini do të jetë i artë

Me sa duket, iPhone nuk do të jetë telefoni i vetëm ikonë e Apple i cili do të vijë në ngjyrën e artë.

Kjo pasi që faqja franceze Nowhereelse.fr i ka publikuar disa fotografi të gjeneratës së dytë të tabletit të Apple, iPad Mini me ngjyrë të artë, të cilat ajo i ka vërejtur në rrjetin social kinez Weibo.

Në fotografi gjithashtu është vërejtur butoni i rrumbullakët kryesor, i cili është i mbështjellur me unazën e argjendtë, dhe është identik me atë që është në iPhone 5, që do të thotë se tableti do ta ketë funksionin e njëjtë të identifikimit përmes teknologjisë TouchID. / Telegrafi /