LAJMI I FUNDIT:

Lenovo prezanton tabletin e ri Miix2

Lenovo prezanton tabletin e ri Miix2

Ndërsa Microsoft ka filluar me lëshimin e versionit të ri të sistemit të saj operativ, Windows 8.1, mund të pritet që një numër i ri i tabletëve që bazohen në këtë sistem operativ të paraqitet në treg.

Dhe njëri prej tyre është modeli i ri i tabletit të Lenovo’së, Miix2 i cili mbështetet nga procesori quad-core dhe përmban grafikat e Intel në HD, bashkë me teknologjinë Clear Video HD.

Modeli i ri i tabletit, Lenovo Miix2 posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 8 inç në 16:10 ekran të sheshtë, me rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve dhe këndin e vështrimit prej 178 shkallësh, bashkë me portin për microSD, e cila mund ta rris kapacitetin e memories së tabletit.

Karakteristikat tjera të tabletit të ri të Lenovo’së përfshijnë edhe 128 GB memorie të brendshme me 2 mega-piksel, kamerën e përparme për video-komunikim, si dhe atë të pasme me 5 mega-piksel.


Lenovo Miix2 do të dal në treg për një kosto prej 299 dollarësh, dhe vjen i instaluar me Microsoft Office Home & Student 2013. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

DeepSeeku kinez në radarin e sigurisë kombëtare të SHBA-së

DeepSeeku kinez në radarin e sigurisë kombëtare të SHBA-së

Teknologji
Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Teknologji
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori