LAJMI I FUNDIT:

Microsoft ofron 350 dollarë për pajisjet tuaja iOS dhe Android

Microsoft ofron 350 dollarë për pajisjet tuaja iOS dhe Android

Me sa duket, Microsoft me të vërtetë dëshiron që njerëzit t’i provojnë produktet e saj.

Kjo, pasi që sipas raportit më të ri të ZDnet thuhet se kompania e madhe amerikane tani është duke i ofruar para përdoruesve të saj të cilët janë të gatshëm ta japin telefonin e tyre të mençur ose tabletin ekzistues për ndonjërën nga pajisjet e reja të Microsoft.

Më saktë, Microsoft është e gatshme që të ju jap deri në 350 dollarë, të cilat ju mund t’i përdorni për ta blerë telefonin apo tabletin e saj të mençur të bazuar në sistemin e saj operativ Windows Phone, apo edhe ndonjërin nga kompjuterët apo laptopët që mbështeten në këtë sistem operativ.

Edhe pse javën e kaluar, Microsoft kishte thënë se do tu jepte konsumatorëve deri në 200 dollarë si kredit për iPad-ët e tyre të përdorur, tani duket se kompania e ka ndryshuar strategjinë, pasi tani është duke u ofruar klientëve të saj potencial që t’i këmbejnë pajisjet e tyre si iPhone, iPad, BlackBerry dhe pajsijet tjera mobile Android, për ta marrë bonusin nga Microsoft.


Sipas ZDnet, kjo ofertë është ende aktive nga Microsoft ndërsa kompania ende nuk ka njoftuar se kur do të skadojë. / Telegrafi /