LAJMI I FUNDIT:

Apple sjell iPad 5, iPad Mini 2 dhe iMac më 15 tetor?

Apple sjell iPad 5, iPad Mini 2 dhe iMac më 15 tetor?

Kohëve të fundit në internet po qarkullojnë informacione të reja të cilat thonë se Apple po përgatitet të mbajë një ngjarje të re mediale të marten më 15 tetor 2013, gjatë së cilës ajo do t’i prezantojë pajsijet e reja të kompanisë, duke i përfshirë tabletët e rinj si iPad 5, iPad Mini 2 dhe kompjuterët e rinj iMac.

Sipas burimeve të faqes franceze, MacGeneration thuhet se Apple pritet të prezantojë një linjë të re të kompjuterëve iMac me Haswell – gjeneratën e shpejtë të procesorëve "Haswell" Intel Core i5 dhe i7.

Modeli i ri i Apple iPad 5 thuhet se do të jetë i pajisur me çipin e ri të Apple, A7X dhe arkitekturën e re me 64-bit, e cila tashmë gjendet në iPhone 5S.

Në pamjet e publikuara së fundmi shihet se iPad 5 dhe iPad Mini 2 do të kenë dizajn të njëjtë, me mbështjellësin e aluminit. Apple iPad 5 besohet se do të jetë më i hollë sesa versionet paraprake. / Telegrafi /