LAJMI I FUNDIT:

Bie çmimi i Google Nexus 7!

Bie çmimi i Google Nexus 7!

Modeli i ri i tabletit të Google, Nexus 7 besohet se është njëri ndër tabletët më të mirë në platformën Android, që aktualisht ofrohet në treg.

Dhe përveç karakteristikave të avancuara të tabletit, është edhe çmimi i zbritur i pajisjes i cili e bën atë atraktiv për përdoruesit e rinj të cilët po mendojnë ta blejnë një tablet të mirë Android.

Siç merret vesh tani, Nexus 7 II tani kushton vetëm 229 dollarë me kapacitetin prej 16GB-ve, apo 269 dollarë për versionin me 32GB memorie të brendshme, dhe secili prej këtyre versioneve mund të porositet nga dyqani virtual i aplikacioneve, Play Store.

Për të gjithë ata që kanë harruar, versioni i ri i tabletit të Google – Nexus 7 posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 7-inç në IPS LCD me rezolucionin prej 1920 x 1200 pikselëve, procesorin quad-core Snapdragon S4 Pro SoC me 1.5GHz, 2GB RAM, 16/32GB memorie, baterinë 3,950 mAh, dhe Android 4.3 Jelly.


Nëse dëshironi ta bleni një Nexus 7 të ri me çmimin e zbritur, atëherë Future Shop në Kanada ofron tabletin me ofertë të limituar prej 219.99 dollarëve. / Telegrafi /