LAJMI I FUNDIT:

HP paralajmëron Chromebook 14” për 299 dollarë

HP paralajmëron Chromebook 14” për 299 dollarë

HP ka thënë se modeli më i ri i laptopit të saj HP Chromebook, i cili do të jetë i gatshëm gjatë festive të fundvitit do të dal në treg me një çmim të volitshëm i cili do të jetë 299 dollarë.

Laptopi më i ri i linjës Chromebook do të sjell ekranin me diagonalen prej 14 inç si dhe 16GB memorie të brendshme.

HP thotë se Chromebook14 ofron një mundësi të mirë për qasje të shpejtë për lidhje me internet brenda pak sekondash, si dhe mundësinë e përdorimit të shërbimeve më të njohura të Google sikurse Gmail, YouTube, Google Drive apo Google+ Hangouts.
Në anën tjetër, një specifikë interesante e këtij laptopi është edhe azhurnimi automatik i softuerit, dhe përdorimi i ekranit në formatin HD. / Telegrafi /