LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e Nokia Lumia 1520

Rrjedhin pamjet e Nokia Lumia 1520

Një numër i konsiderueshëm i thashethemeve sugjeron se Nokia është duke punuar në fabletin e saj të ri me ekranin e dallueshëm prej 6 inç, tashmë të njohur si Nokia Lumia 1520, i cili thuhet se do t’i përmbajë specifikat më të mira të pajisjeve mobile në platformën e Microsoft, Windows Phone.

Ndërsa tani, llogaria e famshme në Twitter @evleaks ka publikuar edhe disa fotografi tjera të fabletit të Nokia-së, të cilat pretendon se janë të Nokia Lumia 1520, të cilat janë bërë gati për t’i ndarë me mediat.

Fableti i ri i Nokia-së pritet të sjell procesorin e fuqishëm quad-core Snapdragon 800, ndërfaqen me 1080p, kamerën me 20 mega=piksel dhe Windows Phone 8 GDR3.

Nokia Lumia 1520 pritet të debutojë në treg para fundit të këtij muaji, në njërën prej ngjarjeve mediale të cilën kompania e ka caktuar në muajin shtator. / Telegrafi /