LAJMI I FUNDIT:

Asus prezanton sërish fabletin fonePad Note

Asus prezanton sërish fabletin fonePad Note

Asus fonePad Note ishte preznatuar fillimisht gjatë muajit qershor, dhe tani Asus përsëri e ka shfaqur pajisjen e saj të mençur mobile në panairin e madh në Berlin, IFA 2013. Asus fonePad Note posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 6 inç në full HD si dhe rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve.

Procesori i fonePad Note është i Intel, Atom Z2560 me shpejtësi prej 1.6GHz, ndërsa fableti i Asus ka edhe 2GB RAM si dhe mundësinë e zgjedhjes së memories mes 16GB apo 32GB.

Karakteristikat tjera të fonePad Note përfshijnë edhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel me auto focus, kamerën e përparme me 12 mega-piksel për video thirrje, si Android 4.2 Jelly Bean dhe baterinë me 3,200 mAh. / Telegrafi /