LAJMI I FUNDIT:

iPad 5 dhe iPad Mini 2, në fund të vitit?

iPad 5 dhe iPad Mini 2, në fund të vitit?

Gjenerata e re e tabletëve të iPad 5 dhe iPad Mini 2 sipas të gjitha gjasave do të vijnë në treg më vonë gjatë vitit. Të paktën kështu është thënë nga analisti i KGI Securities, Min Chi Kuo.

Sipas burimeve të kësaj kompanie, prodhimi në masë i tabletëve të rinj do të ndodhë brenda këtij viti, ndërsa ky burim mund të jetë mjaft i besueshëm, pasi që i njëjti pati thënë se iPhone 5C do të vijë me ngjyra të ndryshme, dhe tani besohet se kështu edhe do të ndodhë.

Sipas Kuo’së, iPad 5 dhe iPad Mini 2 janë duke hyrë në fazën e prodhimit tani, ndërsa sasia e madhe e prodhimit do të fillojë në tremujorin e fundit të këtij viti.

Disa zëra të mëparshëm patën deklaruar se iPad 5 dhe iPad Mini 2 do të prezantohen në ngjarjen e Apple e cila mbahet më 10 shtator, mirëpo pritjet janë që në këtë konferencë për media të Apple të flitet kryesisht për modelin e ri të iPhone 5S dhe iPhone 5C. / Telegrafi /