LAJMI I FUNDIT:

Xbox One në treg me 22 nëntor

Xbox One në treg me 22 nëntor

Ndërsa Microsoft më herët kishte njoftuar se shitjet me para-porosi të konsolës së saj të re, Xbox One janë në nivel të jashtëzakonshëm, dhe afër përfundimit të sasisë së ofruar, fansat e konsolës të cilët kanë mbetur pa i bërë këto porosi mund t’i gëzohen një fakti tjetër.

Microsoft sot gjithashtu ka njoftuar se debutimi i Xbox One në treg do të bëhet më 22 nëntor të këtij viti. Ky lajm është bërë i ditur për mediat ndërkombëtare sot në mëngjes.

Në anën tjetër është marrë vesh se PlayStation 4 do të arrijë në treg më 15 nëntor, por se kjo gjë do të ndodhë fillimisht vetëm për përdoruesit amerikan, për tu përcjell më pas edhe me vendet tjera të botës.

Xbox One do të jetë në dispozicion në 13 vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet, Austrinë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Spanjën, SHBA-në, Kanadën, Meksikën, Australinë, Brazilin, dhe Zelandën e Re, ndërsa çmimi i konsolës do të jetë 499 dollarë dhe 499 €499 për Evropën. / Telegrafi /