LAJMI I FUNDIT:

Lenovo prezanton Flex 14, me ekran të rrotullueshëm

Lenovo prezanton Flex 14, me ekran të rrotullueshëm

Lenovo sot ka zbuluar modelin e ri të ultrabook-ut të ri, të cilin e ka quajtur Flex 14. Emri i këtij laptopi ka ardhur nga mundësitë e përdorimit të shumëfishtë të ekranit, për tu vendosur në modën e shikimit të videove.

Ky model i laptopit të Lenovos i ngjan mjaft shumë modelit paraprak Yoga 11, mirëpo i njëjti bazohet në Windows 8, në vend të Windows RT, dhe në treg vjen me një kosto më të lirë.

Ekrani i Flex 14 mund të rrotullohet në 300°. Çmimi i këtij modeli me pakicë është i përafërt me 780 dollarë.
Madhësia e ekranit është 14 inç, ndërsa rezolucioni i pajisjes vjen me 1366 x 788 piksel.

Grafikat e Flex 14 janë të Nvidia GeForce GT 740M GPU, ndërsa laptopi ka edhe 8 GB RAM, 500 GB memorie të brendshme dhe procesorin, Intel Core i5-4200U. / Telegrafi /