LAJMI I FUNDIT:

Acer përgatit fabletin Liquid S2

Acer përgatit fabletin Liquid S2

Acer është e njohur për kompjuterë, por jo aq shumë për tablet. Megjithatë, tani duket se kompania është duke u përgatitur ta ndryshojë këtë fakt, pasi që më herët pati lansuar fabletin e saj Liquid S1, dhe së fundmi në internet janë publikuar pamjet e gjeneratës së re të këtij fableti, përkatësisht të modelit të ri të Liquid S2.

Sipas krahasimeve të karakteristikave të kësaj pajisje vërehet se Acer Liquid S2 do të ketë ekranin me diagonale prej 6 inç, me rezolucion 1920×1080 në Full HD dhe ndërfaqen IPS.

Procesori i Liquid S2 thuhet se do të jetë me 2.3GHz Qualcomm Snapdragon 800. Bashkë me këto karakteristika janë edhe 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, kamera e pasme me 13MP, lidhjet për NFC dhe Android 4.2.2 Jelly Bean. / Telegrafi /