LAJMI I FUNDIT:

Paraqitet koncepti i Apple iWatch

Paraqitet koncepti i Apple iWatch

Të gjithë e dinë se Apple është duke punuar në pajisjen e re mobile, përkatësisht orën e saj të mençur iWatch, edhe pse ende nuk dihet se si do të duket pajisja.

Për të hedhur pak dritë mbi pamjen e mundshme të pajisjes, në internet tani është shfaqur një koncept i iWatch nga ciccaredesign, dhe nga ajo që është parë deri më tash mund të thuhet se ora e re e Apple duket e mahnitshme.

Apple pritet të lëshojë orën e saj të re iWatch kah fillimi i vitit 2014, mirëpo gjatë debutimit të saj në treg kompania nuk do të jetë e vetmja që do ta ofrojë këtë pajisje mobile, pasi që një hap të tillë janë duke e ndërmarr edhe rivalët esaj kryesor, LG dhe Samsung.

Megjithatë mbetet të shihet se si do të duket ora e Apple, iWatch, edhe pse shumica e atyre që e kanë parë këtë koncept shpresojnë se ky do të jetë modeli përfundimtar i cili do të paraqitet në treg. / Telegrafi /