LAJMI I FUNDIT:

Kërkesë më e madhe për PS4, sesa për PS3 dhe PS2

Kërkesë më e madhe për PS4, sesa për PS3 dhe PS2

Sipas drejtorit britanik të Sony Computer Entertainment, Fergal Gara para-porositë për konsolën e re të kompanisë, PlayStation 4 janë “shumë më të mëdha sesa para-porositë e modeleve paraprake të konsolave”, si Sony PlayStation 2 dhe PlayStation 3.

Ky është një lajm shumë i mirë për kompaninë, dhe për përdoruesit të cilët me sa duket po e pëlqejnë edhe më shumë konsolën e famshme të video-lojërave nga Sony.

Edhe pse Gara nuk ka dhënë asnjë shifër të shitjeve nga para-porositë besohet se numri i konsolave të reja të porositura nga përdoruesit e tejkalon shifrën prej 1 milion njësive.

Ndërsa thuhet se Sony është e kënaqur me përgjigjen e tregut, ajo po mendon ta kapitalizojë sa më shumë momentin, kur kërkesa për PS4 është e madhe, dhe pritet të jetë në rritje.


Tashmë dihet se para-porositë për PS4 dhe Xbox One janë duke u bërë nga shitës të shumtë me pakicë, në vende të ndryshme të botës. Debutimi zyrtar i PlayStation 4 do të bëhet me 15 nëntor të këtij viti. / Telegrafi /