LAJMI I FUNDIT:

Barnes & Noble zbret çmimin e Nook Simple Touch

Barnes & Noble zbret çmimin e Nook Simple Touch

Shitjet e librave në librari po dëmtohen gjithnjë e më shumë, dhe në përpjekjen e saj për ta gjetur mënyrën e rikthimit të tregut digjital, Barnes & Noble po përdor lexuesin e saj elektronik Nook për të rivalizuar me Kindle të Amazon, i cili është duke kryesuar që nga debutimi i saj zyrtar.

Dhe për këtë, Barnes & Noble është duke e zbritur çmimin e Nook Simple Touch me Glowlight për 20 dollarë, për të qëndruar në krye të konkurrencës.

Megjithatë, disa analistë besojnë se 20 dollarë më pak nuk janë arsye e mjaftueshme për t’i bërë blerësit të zgjedhin Nook në vend të Kindle nga Amazon. / Telegrafi /