LAJMI I FUNDIT:

Asus Nexus 10, kah fundi i vitit?

Asus Nexus 10, kah fundi i vitit?

Sipas një publikimi të ri medial i cili i referohet burimeve të shumta, thuhet se partneri i Google, kompania Asus është duke e përgatitur edhe prodhimin e tabletit të ri të linjës Nexus, modelin Nexus 10.

Thuhet se tableti i ri 10 inçësh i Asus do të shitet në Play Store dhe dyqanet e Best Buy gjatë festive të fundvitit. Tableti i ri pritet të rivalizojë edhe më shumë me konkurrentët, si iPad të Apple, dhe Kindle Fire të Amazon.

Ndërsa, nëse thashethemet e fundit janë të vërteta, versioni i ri i sistemit operativ të Google, Android 5.0 do të vijë pikërisht gjatë festive të fundvitit, dhe ky version do të sjell optimizim më të mirë të platformës Android dhe Asus Transformer Nexus do të ishte një pajisje e përkryer për ta shfaqur versionin e ri të Android.

Analistët besojnë se Google nuk ka asnjë arsye për mos t’i lansuar dy modele të reja të tabletëve Nexus 10 – njëri prej të cilëve do të vinte nga Samsung, dhe tjetri me tastierë të ngjitur nga Asus. / Telegrafi /