LAJMI I FUNDIT:

Google Glass në treg për 300 dollarë?

Google Glass në treg për 300 dollarë?

Google Glass mund të lansohet në treg nga fundi i vitit, dhe pajisja e re inovative mund të jetë më e volitshme sesa të gjithë mendojnë. Për syzet e saj të mençura, Google mund ta vendos një çmim jo më të lartë se 299 dollarë. Mbase ju kujtohet se për Google Glass zhvilluesit kishin paguar 1.500 dollarë për versionin e syzeve të cilat ishin "Explorer Edition".

Sugjerimi se Google Glass do të mund të blihen për 300 dollarë vjen nga Instituti i Kërkimeve Topologjike të Tajvanit, dhe jo nga Google, prandaj lajmi ende mbetet për tu konfirmuar.

Vlerësimi për çmimin e lirë të syzeve të mençura të Google është i bazuar në koston e mundshme të materialeve për krijimin e Google Glass. Për shembull, projektori brenda syzeve kushton rreth 30 deri në 35 dollarë, i cili është krijuar nga Himax Display.

"Ne besojmë se pajisjet të cilat barten në trup do të përballen me valën e parë të rritjes, brenda 1-3 vitesh, kryesisht për shkak të tipareve të tyre inovative, dhe pastaj do të përjetojnë një rritje të shpejtë në fazën e ardhshme, kur tregu të bëhet më i pjekur," deklaroi analisti i Topology Research, Jason Tsai.


Tri javë më parë, Google njoftoi se ajo do të blejë 6.3% të aksioneve në Himax Display. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Bien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë

Bien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Kalo në kategori