LAJMI I FUNDIT:

Sony përgatit fabletin masiv?

Sony përgatit fabletin masiv?

Disa raporte të besueshme mediale thonë se Sony ështëet duke përgatitur një fablet të ri masiv, të cilin gjithsesi se do ta bazojë në platformën mobile të Google, Android.

Sipas Android Central thuhet se format për para-porosinë e fabletit tashmë janë parë në disa pika të shitjes me pakicë, të cilat sugjerojnë se telefoni i ri i mençur i kompanisë do të jetë modeli Xperia Z Ultra, i cili në treg do të paraqitet më 12 shtator.

Xperia Z Ultra me sa duket është një tentim i radhës për të konkurruar me Samsung, përmes krijimit të një telefoni gjigant, apo thënë ndryshe një fableti masiv.

Më tej thuhet se Xperia Z Ultra do ta ketë ekranin e madh prej 6.44 inç, ndërsa procesori i pajisjes do të jetë 2.2GHz quad core Snapdragon 800, me 2GB RAM, dhe 16GB memorie të brendshme. Kamera e pasme e fabletit të ri nga Sony besohet se do të jetë me 8 mega-piksel. / Telegrafi /