LAJMI I FUNDIT:

Google Nexus 7 i ri, në fund të korrikut

Google Nexus 7 i ri, në fund të korrikut

Para disa ditësh është thënë se Google do të lëshojë versionin e ri të tabletit të saj Nexus 7, ndërsa tani me sa duket ka një datë të mundshme të debutimit të pajisjes së famshme në treg.

Sipas një raporti të fundit, gjenerata e re e tabletit Nexus 7 do të debutojë para fundit të muajit korrik, dhe menjëherë pas lansimit zyrtar, përdoruesit në Tajvan do të jenë të parët që do të mund ta blejnë atë.

Ne kohët e fundit çmimi i modelit ekzistues të Nexus 7 është zbritur edhe më tej, gjë që nënkupton se Google është duke u përgatitur për të dal në treg me versionin e ri të Nexus 7.

Gjenerata e dytë e Nexus 7 thuhet se do të jetë pajisja e parë mobile e cila do të bazohet në Android 4.3 Jelly Bean, ndërsa tableti do të ketë ekranin me diagonale me 7 inç Full HD, me një rezolucion prej 1980 x 120 pikselëve.


Specifikat tjera të Nexus 7 përfshijnë edhe procesorin 1.5GHz Qualcomm Snapdragon 600 dhe 2GB RAM, ndërsa memoria e tabletit do të ofrohet në dy opsione, në 16GB ose 32GB.

Për më shumë, Nexus 7 do të shfaqet edhe me dy kamera, atë të përparme me 2 mega-piksel dhe një tjetër të pasme me 5 mega-piksel. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori