LAJMI I FUNDIT:

Dell prezanton modelin AIO, Optiplex 3011

Dell prezanton modelin AIO, Optiplex 3011

Përveç se duken mirë, kompjuterët personal të llojit All In One (AIO) ju kursejnë edhe hapësirën në të cilin ju e vendosni kompjuterin. Së fundmi, Dell është prodhuesi i radhës i cili ka sjellur modelin e ri të AIO, të cilin e ka quajtur Optiplex 3011.

Dell Optiplex 3011 mbështetet në sistemin operativ të Microsoft, Windows 8, procesorin e gjeneratës së tretë të Intel, Core i5 quad-core.

Karakteristikat e tjera përfshijnë edhe 8GB RAM, ekranin WLED me diagonale prej 20 inç 1600×900, me opsionin e ndjeshëm në prekje, 1TB HDD me opsionin SDD, kamerë të integruar, WiFi dhe port Ethernet LAN. / Telegrafi /