LAJMI I FUNDIT:

Google fillon me ofrimin e internetit wireless nëpër botë

Google fillon me ofrimin e internetit wireless nëpër botë

Google Fiber është projekti i ri nga Google i cili e shndërron kompaninë në ofrues të shërbimit të internetit, dhe deri më sot, gjiganti amerikan i teknologjisë ka sjell internetin më të shpejtë në qytete të caktuara amerikane, për një çmim shumë të ulët.

Përveç planeve për ta zjeruar rrjetin e saj me fibër optik edhe në pjesë të tjera të vendit, Google gjithashtu është duke menduar të fillojë me ofrimin e internetit wireless në tregje të caktuara ndërkombëtare.

Qëllimi i Google është që të ofrojë internetin e saj për njerëzit të cilët jetojnë në zona më rurale, sikurse ata në Azinë Juglindore, apo të tjerët në Afrikën Sahariane.

Mirëpo kjo nuk është e tëra. Kjo pasi që edhe qytetet e mëdha do të jenë të pajisura me internetin pa tela të Google, fillimisht ata që kanë rrjetin e tyre me fibër.


Aktualisht, Google është duke biseduar me rregullatorët e Afrikës Jugore për tejkalimin e kufizimeve, për të pasur mundësinë e investimit në pajisje të nevojshme të cilat do ta ofronin shërbimin për njerëzit. / Telegrafi /