LAJMI I FUNDIT:

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkallë e kënaqësisë është në rënie, ndërsa rivalët e prodhuesit të iPhone, si Motorola, Nokia dhe Samsung janë në rritje.

Më shumë konsumatorë janë të kënaqur me telefonat e Apple krahasuar me modelet tjera rivale, por ata nuk janë aq të lumtur me iPhone sa ishin vitin e kaluar, thotë një raport i ri nga ACSI.

Sipas raportit më të ri të American Customer Satisfaction Index i cili është publikuar sot, Apple ka marrë 81 pikë, nga totali i 100 pikëve të cilat e vlerësojnë kënaqësinë e konsumatorëve.

Por kjo është një rënie prej 2 për qind në pozitë nga viti i kaluar 2012, edhe pse iPhone mbetet me rangimin më të lartë sa i përket biznesit të kompjuterëve, laptopëve, tabletëve dhe telefonave të mençur mobil. / Telegrafi /