LAJMI I FUNDIT:

Microsoft mendon për Surface Mini?

Microsoft mendon për Surface Mini?

Microsoft është duke punuar në versionin minimal të tabletit të saj të famshëm, Surface, të cilin do ta prezantojë në konferencën e zhvilluesve “Build” e cila do të mbahet prej 26-28 qershor.

Burime brenda Microsoft i kanë thënë Digitimes se tableti më i vogël Surface, i përbërë me pjesët e Intel do të fillojë shitjet në pjesën e fundit të këtij viti.

Sipas këtij raporti, gjenerata e re e Surface do të ketë ekran më të vogël se sa modelet ekzistuese, madhësia e të cilit nuk do ta tejkalojë diagonalen prej 7 deri në 9 inç.

Një raport tjetër medial kishte pohuar se Microsoft është duke menduar edhe për krijimin e modelit tjetër të tabletit, të cilin do ta quajë Xbox Surface, dhe të cilin do ta dedikojë për video lojëra. / Telegrafi /