LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton Galaxy Tab 3

Samsung prezanton Galaxy Tab 3

Samsung ka prezantuar gjeneratën e re të tabletit të saj, Galaxy Tab 3, i cili vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7 inç dhe Android 4.1 ose Jelly Bean.

Pajisja e re e Samsung mbështetet nga procesori dual-core 1.2GHz, me 8 ose 16GB memorie të brendshme, kamerë të pasme me 3 mega-piksel, dhe atë frontale me 1.3 mega-piksel.

Ekrani me 7 inç vjen me rezolucion prej 1024×600 piksel, ndërsa pajisja vjen me opsionin Full HD për video. Dimensionet e tabletit të ri të Samsung janë të paketuara në 111.1 x 188.0 x 9.9mm, ndërsa pesha e tabletit është 302g.

Samsung Galaxy Tab 3 në versionin WiFi do të paraqitet në treg gjatë muajit maj, ndërsa modeli me 3G do të vijë në qershor. / Telegrafi /