LAJMI I FUNDIT:

LG lanson televizorin e parë OLED me ekran të lakueshëm

LG lanson televizorin e parë OLED me ekran të lakueshëm

Në panairin e CES të këtij viti, ishte thënë se LG do të sjell prototipin e saj të televizorit OLED HDTV së shpejti, dhe tani kjo gjë është bërë zyrtare.

Përmes një njoftimi për mediat koreane, LG ka njoftuar se televizori i saj me ekran të lakuar, madhësia e të cilit është 55 inç do të debutojë në treg, dhe disa prej karakteristikave të rëndësishme të këtij modeli janë kornizat e lakuara të krijuara përmes fibrave të karbonit, “trashësi” prej vetëm 4.3 mm dhe pasha prej 17 kilogramëve.

Si një ekran IMAX i teatrove, modeli i ri i televizorit të LG i ka këndet e lakuara, për t’i dhënë shikuesit një ndjenjë të re të shikimit të televizorit. Çmimi fillestar i këtij modeli është 13,500 dollarë. / Telegrafi /