LAJMI I FUNDIT:

Intel me notebook të lirë të bazuar në Android

Intel me notebook të lirë të bazuar në Android

Google nuk ka arritur të shesë shumë laptop të linjës Chromebook, por pritja të njëjta nuk ka edhe për notebook-ët tejet të lirë të Intel të cilët do të bazohen në sistemin e saj operativ, Android.

Shefi i produkteve te Intel, Dadi Perlmutter i ka thënë CNET se Intel është duke u pajisur me procesor Atom për një seri të laptopëve të vegjël të cilët do të mbështeten nga Android, dhe ekrani i ndjeshëm në prekje.

E veçanta e këtij modeli do të jetë çmimi i lirë, i cili nuk do ta tejkalojë shifrën prej 200 dollarësh, dhe pikërisht kjo është njëra ndër arsyet që e bën prodhuesin e saj të mendojë se ky model i notebook do të jetë një “bombë e vërtetë” në tregun global.

Megjithatë, Intel nuk ka dhënë asnjë datë të mundshme të lansimit të këtij produkti, ndërsa e ka konfirmuar se nuk do të ndodhë që Intel të prodhojë të njëjtin model të bazuar edhe në sistemin operativ të Microsoft, Windows 8. / Telegrafi /