LAJMI I FUNDIT:

Microsoft merr 7 për qind të tregut të tabletëve

Microsoft merr 7 për qind të tregut të tabletëve

Para se Microsoft të ofronte versionin më të ri të sistemit të saj operativ, Windows 8, pjesëmarrja e kompanisë në segmentin e kompjuterëve tablet ishte jo-domethënëse, dhe në nivel stagnues. Dhe gjendja e Microsoft në këtë segmenet mund të përshkruhet më së miri me shitjet e saj për tremujorin e tretë të vitit të kaluar, kur kompania kishte arritur të shesë jo më shumë se 400,000 njësi të tabletëve.

Kjo shifër e ulët, paraqiste vetëm 1.6 për qind të tregut të tabletëve, i cili kryesisht ishte i pandryshuar për një kohë.

Mirëpo, vetëm gjashtë muaj më vonë, në treg janë paraqitur modele të reja të tabletëve në Windows, të cilat përfshijnë modelet e kompanive të fuqishme si Acer dhe Lenovo, ndërsa atyre iu është shtuar edhe tableti i kompanisë, Surface.

Modelet e reja të tabletëve të bazuar në Windows kanë bërë që pjesëmarrja e Microsoft në tregun e tabletëve të katërfishohet, për të arritur në 7.5 për qind, apo përkthyer në numras, rreth 3 milionë njësi të tabletëve të shitur për tremujorin e parë të vitit 2013. / Telegrafi /