LAJMI I FUNDIT:

Google Glass bazohen në Android

Google Glass bazohen në Android

Google Glass është menduar të punojë në sistemin operativ të Google, Android, mirëpo deri më tash kompania ende nuk e kishte konfirmuar një lajm të tillë, derisa drejtori i saj Larry Page e ka pohuar këtë fakt për mediat botërore të teknologjisë.

Lajmi është publikuar pas prezantimit të rezultateve financiare të kompanisë, në të cilën Page ka thënë se “Natyrisht, Glass bazohet në Android, dhe kjo do të vazhdojë të transportohet në pajisjet e ndryshme” ka deklaruar Page.

Drejtori ekzekutiv i Google nuk ka dhënë detaje se në cilin version të Android bazohen syzet e mençura të kompanisë, mirëpo një gjë e tillë pritet të merret vesh së shpejti. / Telegrafi /