LAJMI I FUNDIT:

Google, për tre muaj arrin 14 miliardë dollarë

Google, për tre muaj arrin 14 miliardë dollarë

Google ka publikuar rezultatet e saj financiare si dhe fitimet e kompanisë për tremujorin e parë të vitit, ku të ardhurat e kompanisë për 90 ditët e para kanë arritur në 14 miliardë dollarë, ndërsa të ardhurat neto kanë prekur shifrën prej 3.35 miliardë dollarësh.

Kjo është një rritje prej 31 për qind nga viti-në-vit në anën e të ardhurave, shifër e cila paraqet gati gjysmë miliard dollarë rritje në të ardhurat neto (nga 2,89 sa ishin në tremujorin e njëjtë të vitit 2012).

Krahasuar me tremujorët më të fundit, rritja është pak a shumë e ngjashme: sepse edhe T3 dhe T4 të vitit 2012 ishin gjithashtu rreth 14 miliardë dollarë.

Në deklaratën e tij, drejtori ekzekutiv i Google, Larry Page i ka karakterizuar numrat e kompanisë së tij si "një fillim shumë i fortë i vitit 2013", duke shtuar se Google është "duke punuar shumë dhe duke investuar në produktet e saj për të përmirësuar jetën e miliarda njerëzve në mbarë botën. / Telegrafi /