LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Asus Taichi 31, laptopi me dy ekrane

Prezantohet Asus Taichi 31, laptopi me dy ekrane

Pas një kohe të gjatë, Asus përfundimisht e ka prezantuar laptopin e serisë notebook, përkatësisht modelin e famshëm ASUS Taichi 31, i cili është paksa i pazakontë pasi që i njëjti vjen me dy ekrane.

ASUS Taichi 31 bazohet në versionin më të ri të sistemit operativ të Microsoft, Windows 8 Pro, mirëpo ky nuk do të jetë versioni i vetëm të cilin mund ta zgjedhin blerësit.

ASUS Taichi 31 është i mbështetur nga gjenerata e tretë e procesorit të Intel, Core i7 -3517U, dhe vetëm një prekje e ekranit mundëson kthimin e pajisjes nga laptopi në tablet.

Karakteristikat e ASUS Taichi 31 përfshijnë ekranin e dyfisht, përkatësisht kombinimin tablet/notebook me 13.3″ 16:9 Full HD, me rezolucion prej 1920 x 1080, të mbështetur nga 4GB DDR3 1600 MHz SDRAM, dhe memorie prej 128Gb ose 256Gb, (SSD). / Telegrafi /