LAJMI I FUNDIT:

iPad 5, gjatë verës?

iPad 5, gjatë verës?

Gjenerata e pestë e tabletit të famshmë të Apple, iPad, thuhet se do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 9.7 inç, ndërsa do të jetë më e lehtë në peshë dhe më e ndritshme krahasuar me modelin paraprak.

Sipas raportit të Digitimes i cili është i afërt me burimet dhe njerëzit që po punojnë në këtë project, thuhet se Apple i ka porositur furnitorët e saj që të fillojnë me përgatitjet për prodhimin e iPad 5, të cilin kompania do ta lansojë në korrik ose gusht të këtij viti.

Raporti i Digitimes dallon prej atij të blogut të iMore, i cili thoshte se iPad 5 mund të debutonte në treg gjatë këtij muaji, edhe pse në postimin e iMore thuhej se një gjë e tillë nuk është ende e sigurtë. / Telegrafi /