LAJMI I FUNDIT:

Fabletët janë në modë, por telefonat e mençur udhëheqin

Fabletët janë në modë, por telefonat e mençur udhëheqin

Të gjithë telefonat e mençur mobil kanë ekran më të madh se sa paraardhësit e tyre. Për shembull, iPhone 5 ka ekran më të madh se sa iPhone 4S dhe iPhone 4, Samsung Galaxy S4 ka ekran më të madh se Galaxy S3, ndërsa prapa këtij trendi nuk mbetet as HTC, modeli i fundit i së cilës ka ekran prej 4.7 inç.

Në të njëjtë kohë, tabletët po zvogëlohen gjithnjë e më shumë, duke filluar prej iPad-it me 9.7 inç, si dhe tableti tjetër i Google, Nexus me 7 inç apo Amazon Kindle HD, i cili ka të njëjtën madhësi të ekranit.

Dhe në betejën për ta dominuar industrinë, në treg janë paraqitur edhe kombinime të pajisjeve tjera si Galaxy Note 2 me ekran prej 5.5 inç, për të cilin disa mendojnë se është kombinimi më i mirë i dy botëve.

Megjithatë, ekspertët thonë se ky është vetëm një trend i industrisë. Ato përfaqësojnë mundësi të shumta për të eksperimentuar me formën e teknologjisë së pajisjeve inteligjente.


Por në realitet, këto pajisje nuk janë të rëndësishme, thotë kompania e hulumtimeve për pajisjet mobile Flurry, e cila ka studiuar më shumë se 200 pajisje të ndryshme mobile për të arritur në këtë konkludim.

Sipas Flurry, telefonat me madhësi të mesme (prej 3,5-4,9 inç) janë larg ma të përdorura se fabletët më të njohur në treg. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori