LAJMI I FUNDIT:

Mediat shtetërore kineze në “gjah” kundër Apple

Mediat shtetërore kineze në “gjah” kundër Apple

Kinezët nuk bëjnë përjashtim nga pjesa tjetër e tregut global, kur është fjala për besnikërinë ndaj produkteve të famshme të "Apple", si iPhone, iPad apo iMac.

Megjithatë, ndërsa shumica e njerëzve e mbrojnë kompaninë dhe brendin e saj, shteti kinez është vënë në gjah kundër kompanisë më të njohur amerikane, ndaj të cilës ka nisur një fushatë mediale duke e akuzuar gjigantin amerikan të teknologjisë për “arrogancë dhe lakmi”.

Një njërin nga sulmet e fundit, i cili u botua në "Gazetën Zyrtare", organ i Partisë Komuniste, sulmi ndaj Apple mban titullin "Ta shkatërrojmë arrogancën e pashembullt të Apple".

Për më tepër, shteti kinez e ka akuzuar "Apple" edhe për "ndjenjën tradicionale perëndimore të superioritetit" në politikën e saj ndaj Kinës. Dhe njëra prej arsyeve që e ka shtyrë shtetin kinez të sillet në këtë mënyrë, është garancia dy vjeçare që shteti kërkon nga kompanitë e huaja të cilat produktet e tyre I shesin në Kinë, ndërsa Apple bën përjashtim në këtë mes, pasi që për produktet e saj ofron vetëm një vit garancion tek blerësit kinez.


Në një artikull shumë negative ndaj Apple, i cili është i mbushur me fjalë dhe tone nacionaliste, "Apple" është portretizuar si i ndërmarrje e babëzitur, e motivuar në fitim dhe tejet "arrogante".

Përgjigja më e thjeshtë në pyetjen se çka po ndodh në Kinë, me fushatën agresive të shtetit kinez kundër Apple, sipas ekspertëve amerikan është krijimi i mundësive për kompanitë aziatike të cilat duan që t’i imponojnë produktet e tyre tek blerësit, pasi që produktet e Apple shihen si shumë luksoze për tregun kinez. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të  jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit

“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit

Teknologji
Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

Zbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un

Zbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un

Teknologji
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?

Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?

Kalo në kategori