LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon rënia e vlerës së aksioneve të Apple

Vazhdon rënia e vlerës së aksioneve të Apple

Sot ishte një ditë e mirë për tregtimin e aksioneve në berza për shumicën e kompanive të teknologjisë, vlera e të cilave është ngritur, përveç gjigantit amerikan të teknologjisë, prodhuesit të famshëm të iPhone, kompanisë Apple.

Vlera e aksioneve të Apple ka rënë edhe për një tjetër 2.5 për qind, për tu mbyllur në 430 dollarë për opsion – që paraqet çmimin më të ulët që nga koha e rrëshqitjes së madhe të vlerës së aksioneve të kompanisë, e cila filloi shtatorin e kaluar.

Tani, vlera e aksioneve të Apple është më poshtë për pothuajse 40 për qind nga kulmi i tyre i mëparshëm.

Dhe për herë të parë ka ndodhur që kushdo që ka blerë aksione të Apple gjatë vitit të kaluar, ka humbur paratë sepse vlera e tyre ka rënë ndjeshëm. / Telegrafi /