LAJMI I FUNDIT:

Archos prezanton tabletin FamilyPad 2

Archos prezanton tabletin FamilyPad 2

Sot gjatë ditës, kompania Archos duke përdorur rrjetin social Facebook e ka bërë lansimin e modelit të ri të tabletit të saj Android - përkatësisht modelin FamilyPad 2, i cili është i bazuar në sistemin operativ Android dhe posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 13.3 inç dhe rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve.

Archos FamilyPad 2 vjen me versionin e ri të Android, 4.1 Jelly Bean procesorin dual-core A9 me 1.6GHz, 1GB RAM dhe grafikën Quad-core GPU Mali 400 MP4.

Modeli më i ri i tabletit të Archos, FamilyPad 2 ofron edhe 8GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet me kartelën microSD deri në 64GB, si dhe dy kamera me nga 2 mega-piksel. / Telegrafi /