LAJMI I FUNDIT:

iWatch është në përgatitje!

iWatch është në përgatitje!

Një patentë e re e cila është zbuluar gjatë javës është regjistruar në emër të kompanisë Apple, dhe sipas mediave botërore thuhet se e njëjta mund të jetë për pajisjen e re të mençur të kompanisë, iWatch, e cila sqaron dizajnin dhe mënyrën e funksionimit të orës së re.

Thashethemet të cilat po qarkullojnë tani thonë se Apple është duke e zhvilluar orën e saj të mençur, iWatch për një kohë të gjatë. Patentat e Apple janë zbuluar nga Apple Insider, dhe sipas faqes, iWatch është në fazën e fundit të përgatitjeve.
Njëri prej funksioneve më të mira të Apple iWatch është mundësia e pajisjes për të matur madhësinë e dorës, dhe për ta përshtatur sensorin e detektimeve. / Telegrafi /