LAJMI I FUNDIT:

Google shet rreth 4.6 milionë Nexus 7?

Google shet rreth 4.6 milionë Nexus 7?

Analisti i industrisë, Benedict Evans gjatë javës ka publikuar dëshmi dhe kalkulime të cilat thonë se gjatë vitit të kaluar, Google ka shitur më shumë se 4.6 milionë tablet Nexus 7.

Raporti i Evans thotë se që nga koha kur Nexus 7 kishte dal në shitje, në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, kompania ka shitur më shumë se 4.6 milionë njësi të tabletit. Madje, thuhet se ky numër tashmë ka mundur të arrijë në 4.8 milionë.

Edhe pse Google nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me tabletin e saj të famshëm, partneri i saj Asus ka njoftuar se shitjet e përgjithshme të tabletëve të saj janë rritur ndjeshëm, dhe tani numri i tabletëve të shitur mund të arrijë edhe në 1 milionë në muaj. / Telegrafi /