LAJMI I FUNDIT:

Google regjistron 50 miliardë dollarë të hyra për 2012

Google regjistron 50 miliardë dollarë të hyra për 2012

Google ka publikuar rezultatet e fundit financiare për tremujorin e katërt të vitit 2012, dhe për këtë periudhë të vitit të ardhurat e Google ishin 14.42 miliardë dollarë, apo 36 për qind më shumë krahasuar me tremujorin e njëjtë në vitin 2011.

Google gjithashtu zbuloi të ardhurat e përgjithshme të kompanisë për vitin e kaluar, të cilat paraqesin një shumë masive prej 50 miliardë dollarëve, ndërsa nga 14.42 miliardë sa kishte qarkullim për tremujorin e katërt, Google regjistroi 2.89 miliardë si fitim neto.

Disa gjëra të cilat nuk ishin të përfshira në shifrat e publikuara nga Google ishin edhe shitja e njësisë Motorola Home për 2.35 miliardë dollarë, si dhe të hyrat e Motorola Mobility e cila kishte të ardhura prej 1.51 miliardë dollarë por që kompania operoi me humbje, të cilat arrijnë shumën prej 152 milionë dollarëve.


Humbjet e regjistruara nga Motorola janë mjaft të parëndësishme në aspektin e të ardhurave të përgjithshme të Google, por do të jetë interesante për të parë nëse Google do të mund ta kthejë Motorola’n në një kompani fitimprurëse, përmes lansimit të telefonit shumë të përfolur – modelit Motorola X Phone. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Twitter kufizon

Twitter kufizon "Space"

Teknologji
Këto janë vendet që kanë ndaluar TikTok-un

Këto janë vendet që kanë ndaluar TikTok-un

Teknologji
Twitter vendosi në ankand një mori prej gjërave nga zyrat e San Franciskos, statuja e logos së famshme u shit për 100 mijë dollarë

Twitter vendosi në ankand një mori prej gjërave nga zyrat e San Franciskos, statuja e logos së famshme u shit për 100 mijë dollarë

Teknologji
Kalo në kategori