LAJMI I FUNDIT:

Google kryeson listën e shërbimeve, aplikacioneve më të mira për 2012

Google kryeson listën e shërbimeve, aplikacioneve më të mira për 2012

Edhe pse nuk duhet të jetë një befasi, por gjiganti i internetit – Google, ka qenë në krye të industrisë për telefonat mobil, softuerët dhe shërbimet tjera të bazuara në ueb, gjatë vitit 2012, thuhet sipas një raporti të fundvitit të publikuar nga Nielsen.

Telefonat e mençur mobil të bazuar në Android kanë tejkaluar gjithë rivalë tjerë duke përfshirë iPhone-ët, modelet e ndryshme të telefonave Blackberry, dhe telefonat e Windows të vënë së bashku.
Duke mos harruar faktin se sot më shumë shiten telefonat e mençur se sa telefonat e thjeshtë, ky ishte një vit i madh për të dy partnerët e fuqishëm, Google dhe Samsung, ndërsa kjo e fundit kaloi rivalët e saj, Nokia dhe Apple, në listën e prodhuesve më të mëdhenj global për telefonat e thjeshtë dhe telefonat e mençur mobil.
Në telefonat e mençur, shërbimet e Google ishin kudo. Aplikacionet e Google sot radhiten në pozitën e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë, në listën e top 5 aplikacioneve të instaluara në një telefon, ku Facebook mban vendin e tretë.
Midis 30 dhe 50 milionë përdoruesve aktiv mujor mesatarisht, këto janë aplikacione me një vëllim të lartë gjithsesi.
Google në fakt ishte hit gjatë këtij viti, sidomos në kohët kur Apple vendosi të mos përfshijë aplikacionet e YouTube dhe Google Maps në platformën e saj të re, iOS 6.
Markat tjera të rëndësishme në top 10-shen e parë përfshijnë edhe aplikacionet tjera të famshme, si: Pandora dhe Tëitter, të cilat kanë rreth 10 milionë përdorues mujore aktiv në dy platformat më të mëdha mobile, iOS dhe Android. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI - 400 milionë përdorues çdo javë

Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI - 400 milionë përdorues çdo javë

Teknologji
Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Teknologji
Një epokë e re, OpenAl paralajmëron ndryshime të mëdha në fuqinë kompjuterike

Një epokë e re, OpenAl paralajmëron ndryshime të mëdha në fuqinë kompjuterike

Teknologji
Kalo në kategori