LAJMI I FUNDIT:

Acer lanson pajisjen all-in-one Z2650G-UG644X

Acer lanson pajisjen all-in-one Z2650G-UG644X

Pas lansimin të Acer AZ5 dhe AZ3 në javën e kaluar me sistemin kompjuterik ‘all-in-one’, kompania Acer ka lansuar pajisjen e re Acer Veriton Z2650G-UG644X që është i pajisur me ekran prej 20 inç.

Pajisja e re nga Acer Veriton Z2650G-UG645X vjen me mundësinë e zgjedhjes në mes të sistemeve operative Windows 8 Pro ose Windows 7 Professional për konsumatorët komercial dhe posedon ekran me rezolucion 1600×900, 20 inç. Model i fundit i Acer, është i pajisur me procesor 2.9 GHz dhe RAM memorie prej 8GB.
Memoria e mbrendshme përmban 500 GB që përfshijnë portet 2 xUSB 3.0, 4 xUSB 2.0. “Veriton Z2650G është zgjedhje shumë e mire për organizatat që dëshirojnë të ruajnë hapësirë dhe kosto që posedojnë mjetet e duhura për menaxhimin e kohës dhe aktiviteteve të tyre” ka thënë Leila Axelle Robert, menaxherja për biznes e Acer.
Sistemi AIO është i lehtë për tu përdorur dhe menaxhuar me një dizajn të thjeshtë që i përfshin të gjitha në një. Pajisja e re nga Acer është e gatshme tani për blerje me çmim prej 630 dollarë dhe vjen me një vjet garanci përmes distributorëve të shitjes së kompanisë Acer në SHBA. /Telegrafi/