LAJMI I FUNDIT:

Amazon ngacmon Apple duke krahasuar pajisjet tablet të dy kompanive

Amazon ngacmon Apple duke krahasuar pajisjet tablet të dy kompanive

Kanë kaluar vetëm pak ditë që nga lajmërimi i pajisjes tablet më të re nga Apple dhe tani Amazon ka vendosur të sulmoj kompaninë konkurente duke lëshuar një reklamë të re për Kindle Fire HD.

Në reklamën e dalur sot në uebfaqen e kompanisë, Amazon e krahason Kindle Fire HD me produktin konkurues nga Apple, iPad Mini. Siç duket, Amazon nuk ka plan të lejoj Apple që të vazhdoj me produktin e saj pa asnjë pengesë në rritjen e tregut të tabletëve.

Nëse shikoni uebfaqen e Amazon, do të shihni se Kindle Fire do të shitet për 199 dollarë në krahasim me iPad Mini i cili ka një çmim prej 329 dollarëve.


Në një strategji tipike marketingu, Amazon poashtu ka numëruar përparësitë e pajisjes tablet të saj duke i krahasuar ato me mangësitë e pajisjes tablet të Apple.

Për ta bërë më interesante reklamën, kompania ka përdorur një thënie të marrur nga Gizmodo për të theksuar dallimin: “..tableti juaj 7.9 inç ka shumë më pak piksela se tabletët tjerë 7 inç në treg. Ju do të vlersoni një ekran më të keq, paguani më shumë dhe akuzoni të tjerët për kompromis?”.

Ky është hapi më i ri që ka ndërrmarur Amazon që nga raporti i javës së kaluar ndaj AllThingsD, ku ka deklaruar se e mërkurja ka qenë dita me më së shumti shitje që nga lansimi i pajisjes tablet më të re të saj, Kindle Fire HD. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

Teknologji
Kalo në kategori