LAJMI I FUNDIT:

AT&T sjell dy tabletë Windows 8 për sezonin festiv

AT&T sjell dy tabletë Windows 8 për sezonin festiv

Kompania telefonike amerikane AT&T ka lajmëruar se do të ofroj disa tabletë të ri të dizajnuar për Windows 8 e që do të jenë të gatshëm për sezonin festiv.

Pajisjet e reja do të jenë një nga Samsung dhe tjetra nga Asus. Dy tabletët që do të jenë të ofruar nga AT&T janë Samsung ATIV Tab dhe Asus VivoTab.
Kompania nuk ka bërë të ditur datat e lansimit por pritet që produktet e reja të dalin më vonë gjatë këtij muaji në treg, me rastin e lansimit të Windows 8.
“AT&T sot ka lajmëruar një set të ri tabletësh të dizajnuar për Windows 8; duke i dhënë konsumatorëve produktivitetin e një PC në një tablet. Gjatë sezonit festiv 2012, AT&T do të jetë e vetmja kompani telefonikë në SHBA e cila ofron pajisjet e reja nga Samsung dhe Asus.” – thuhet në deklaratën nga kompania.
AT&T ende nuk ka bërë publike çmimet për këto dy produkte. /Telegrafi/