LAJMI I FUNDIT:

Google blen Viewdle, aplikacion për njohje të fytyrës

Google blen Viewdle, aplikacion për njohje të fytyrës

Sipas një raporti të Forbes, Google ka blerë Viewdle një kompani e re për shërbimin e njohjes së fytyrës.

Forbes ka shtuar se blerja ka kushtuar rreth 30 milion dollarë, por ende nuk janë të konfirmuara zyrtarisht, blerja apo çmimi. Por sipas Forbes, Viewdle ka pranuar blerjen javën e kaluar dhe pritet të ua bëj të ditur punëtorëve të saj nesër në mbrëmje.

Google ka vendosur të mos përgjigjet rreth këtij spekulimi duke thënë se “nuk komenton asnjëherë në thashetheme dhe spekulime”.

Viewdle është kompani që ka filluar punën në Ukrainë në vitin 2006 ndërsa tani vepron me bazë në Silicon Valley dhe ka degët e saj në Amerikën Jugore, si dhe në vende të ndryshme nëpër Europë.


Aplikacionet e saj, duke përfshirë SocialCamera dhe lojërat si ThirdEye janë në sistemin operativ të Google, Android, dhe së fundmi kompania po teston versionin iOS të aplikacionit të saj Face Recognition SDK.

Viewdle gjithashtu posedon një numër të konsiderueshëm të patentave në lidhje me ‘njohje të fytyrës’. /Telegrafi/