LAJMI I FUNDIT:

Intel do të mbaj shfaqje teknologjike për produktet me Windows 8

Intel do të mbaj shfaqje teknologjike për produktet me Windows 8

Intel ka lajmëruar se do të paraqes tabletët Windows 8 në një ngjarje që do të mbahet nga kompania më 27 shtator.

Sipas CNET, në këtë shfaqje gjithashtu do të prezentohen një numër produktesh nga kompani të ndryshme të cilat përdorin porcesorin nga Intel, Trail Z2760 SoC.

Në këtë ngjarje do të bashkangjiten një numër prodhuesish që përfshijnë emrat si Samsung, HP, Acer, Dell, Asus dhe ZTE, duke pasur si qëllim paraqitjen e pajisjeve më të reja të tyre.

“Ngjarje mediale për të prezentuar tabletët ose pajisjet që shëndrrohen në tablet, të bazuara në Intel dhe prezentimi i gjeneratës së re të procesorit Intel Atom.”- kanë shtuar burimet e afërta me kompaninë.


Të enjten e ardhshme, mund të shpresojmë të shohim një numër tabletësh të bazuar në verzionin e plotë të Windows 8 dhe jo Windows RT. Do të ju informojmë më shumë, javën e ardhshme. /Telegrafi/