LAJMI I FUNDIT:

Novo 7 Crystal, super-tablet për 139 dollarë

Novo 7 Crystal, super-tablet për 139 dollarë

Ainol ka prezantuar modelin e ri të tabletit dual-core 1.5GHz të koduar me emrin Novo 7 Crystal, i cili mbështetet nga versioni i ri i Android Jelly Bean dhe shitet për një çmim prej 139 dollarësh.

Procesori i këtij tableti përfshin edhe procesorin Amlogic 8726-M6 Cortex A9, Mali 400 GPU, 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme.

Tableti 7 inçësh me rezolucion prej 1,024 x 600 pikselëve dhe panelit IPS për shikime nga kënde të ndryshme vjen me të gjitha këto karakteristika të avancuara, në ngjyrë të bardhë dhe të zezë, ndërsa kostoja e tij është shumë e ulët.

Novo 7 Crystal përfshin edhe rrjetin WiFi (802.11n), portin për kartelën mikroSD, portin për mini-USB dhe mini-HDMI, ndërsa data e lansimit zyrtar e këtij tableti në treg pritet të jetë 28 shtator. / Telegrafi /