LAJMI I FUNDIT:

Google sjell versionin e ri të Play Store

Google sjell versionin e ri të Play Store

Kohëve të fundit, Google ka bërë shumë azhurnime në pajisje të ndryshme, ndërsa tani është duke u marrë me dyqanin e saj virtual të aplikacioneve, Google Play Store, për të cilin ka sjell versionin - v3.7.15.

Me sa duket, ky version sjell më shumë përmirësime të “padukshme” për përdoruesit, si dhe përmbyll problemet e shkarkimeve për Sprint 4G.

Për ne, këto ndryshime në Play Store mund të mos kenë edhe shumë kuptim, mirëpo duhet shikuar të gjitha risitë që sjell ky version i platformës mobile të Google.

Të gjithë ata që nuk kanë durim të presin derisa këto ndryshimeve të vërehen vet në pajisjet Android, faqja Android Police e ka fajllin në dispozicion për shkarkim dhe instalim manual. / Telegrafi /