LAJMI I FUNDIT:

HTC përgatit një tablet “unik”

HTC përgatit një tablet “unik”

Shumica e njerëzve kur mendojnë për të blerë një kompjuterë tablet, nuk e përfshijnë edhe prodhuesin tajvanez HTC, në listën e brendeve nga të cilat duan ta blejnë këtë pajisje mobile.

Kjo, pasi që në maj të vitit 2011, HTC kishte bërë një tentim të dështuar për të hyrë në tregun e tabletëve me modelin e saj, HTC Flyer, prodhimi i të cilit ishte ndaluar para fundit të vitit.

Të njëjtin fat, kompania e kishte pasur edhe me modelin tjetër të tabletit – Jetstream, për të cilin përdoruesit konsideronin se nuk është interesant, ndërsa vetë pajisja nuk ka arritur të lë gjurmë në treg.

Megjithatë, tani thuhet se HTC po planifikon një rikthim më të fuqishëm në skenën e tabletëve, dhe se në një të ardhme shumë të shkurtër kompania do të lansojë një model të ri, shumë të avancuar, raporton PC Advisor.


Zëdhënësi i kompanisë i ka thënë faqes se ky model do të jetë “shumë unik”, dhe do të dallohet nga rivalët si iPad, Google Nexus apo Kindle Fire, ndërsa nuk ka dhënë asnjë detaj për datat e mundshme të lansimit të tij në treg. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Teknologji
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të  jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
Kalo në kategori